Në kuadër të aktiviteteve të parapara në projektin ‘Fuqizimi i grave për një jetë më të mirë’, mbështetur nga Ambasada Britanike dhe Komuna e Fushë-Kosovës, i cili projekt implementohet nga janari i këtij viti dhe përfundon më 30 mars, zyrtarja për Barazi Gjinore ka realizuar aktivitetin me gratë, vizitë Fabrikës së Grave në Krushë, ku diku 70 gra patën rastin të njihen me punën të cilën e bëjnë ato në fabrikë. Në vizitë ishin të përfshira disa gra nga: Lismiri, Vragolia, Henci, Grabovci, lagjja e ashkalive etj. Kjo ishte një eksperiencë e mirë e këtyre grave që do t’iu shërbej për punën e tyre në të ardhmen.