Në shenjë nderimi, me përulje të thellë Nënkryetari I Komunës së Fushë Kosovës z.Besnik Osmani së bashku me Kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së në Fushë Kosovë z.Xhevdet Qeriqi, Komandantin e Stacionit Policor në Fushë Kosovë z.Bekim Zogiani si dhe bashkëpuntorët nga komuna kan vizituar varrezat në fshatrat dhe qytetin e Fushë Kosovës dhe vendosur lule për të nderuar dëshmorët dhe martirët e kombit.
Në këtë ditë veçanarisht, por gjithnjë në mendje ne nderojmë dhe kujtojmë dëshmorët dhe heronjtë që sakrifikuan për lirinë tonë siç reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë dhe demokracisë.
Sot festojmë një moment të rëndësishëm në historinë tonë – Ditën e Çlirimit të Fushë Kosovës. Kjo ditë shënon fundin e një periudhe të vështirë por të lavdishme dhe fillimin e një epoke të re për të gjithë ne – në komunën e lirë.
Gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë qytetarët që kontribuan në çlirimin, rindërtimin dhe zhvillimin e komunës sonë.
Lufta e lavdishme e popullit të Kosovës dhe përkrahja e madhe e aleatëve përendimor në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellur mundësinë që ne sot të jemi të lirë e të pavarur dhe të punojmë për mirëqenjen e qytetarëve tanë.
Gëzuar Ditën e Çlirimit të Fushë Kosovës!