Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, qindra nxënës të shkollave fillore të komunës shënuan këtë festë gëzimi.
Ata shprehën emocionet përmes lojërave, këngëve e valleve si dhe përmes vizatimeve që në vete përmbanin mesazhe sensibilizuese për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.