Komuna e Fushë Kosovës është komuna e parë në Kosovë, të cilën pas Lojërave Olimpike në Rio e vizitoi e arta Majlinda Kelmendi dhe trajneri Driton Kuka.
Fillimisht ata u pritën nga kryetari i komunës z. Burim Berisha, kryesuesi i asamblesë komunale Fadil Krasniqi dhe drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport znj. Nurije Avdiu.
Kryetari Berisha duke ju dëshiruar mirëseardhje mysafirëve tha se Fushë-Kosova është një komunë e mundësive të mëdha. Duke iu drejtuar fitueses së medaljes së art në Rio, Majlinda Kelmendit, kryetari Berisha tha se rezultatet tuaja po na admirojnë të gjithëve, është ky një motiv edhe më i madh që të kujdesemi për sportistët tanë dhe për infrastrukturën sportive në përgjithësi, e cila edhe ashtu është e mirë në komunën tonë.
Duke i përgëzuar për mikpritjen e ngrohtë që iu bë, Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka falënderuan për mbështetjen dhe përkrahjen që po i japin sportistëve, tani edhe klubit të ri të xhudos “SANKAKU” me trajner Mustaf Veselin.
Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport në fund të takimit tha se nga ky klub presim shumë rezultate dhe se përkrahja dhe ndihma nga ana e DKRS-së nuk do të mungoj.
Në fund të takimit kryetari Berisha ndau dhurata për mysafirët kurse pas vizitës ata shkuan në klubin e sapoformuar të xhudos “SANKAKU” ku u pritën nga nxënësit dhe kolektivi i shkollës së mesme “Hivzi Sulejmani” dhe sportistë të shumtë të komunës së Fushë Kosovës.