Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha priti dje (09.03.2015) në takim sportistë të shumtë, të dalluar në fushat e tyre nga vende të ndryshme të Evropës. Pjesëmarrës të truneut ndërkombëtar “Fushë-Kosova Open 2015” ishin edhe shtetet nga Skandinavia, përkatësisht Klubi i Karatesë “BROMOLLA” nga Suedia.
Në shenjë falënderimi për pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar të Karatesë “Fushë-Kosova Open 2015”, Kryetari Berisha priti në takim në zyrat e tij të gjithë anëtarët e Klubit të Karatesë “BROMOLLA” të cilëve iu uroi suksese në të ardhmen. Karateistët e këtij klubi nuk do të kthehen duarthatë në vendin e tyre. Si rezultat i përgatitjes së lartë ata u treguan mjaft cilësorë në disa disiplina, duke arritur të stolisen edhe me medalje.