Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, priti një delegacion të nivelit mbarëkombëtar të matematicientëve kryesuar nga z.Agim Buklla – kryetar i shoqatës “Paskal” nga Tetova, Nexhat Kasa – kryeredaktor i revistës “Plus”, Taxhedin Rexhepi – drejtor i shtëpisë “Matrix” dhe Xhaver Berisha e Nexhmedin Rexhepi profesor të matematikës nga Fushë-Kosova.
Qëllimi i takimit ishte organizimi i Olimpiadës së 25-të Mbarëkombëtare të Matematikës në Fushë-Kosovë.
Kryetari Berisha shprehu kënaqësinë që ishte nikoqir i këtij takimi shumë miqësor si dhe konfirmoi se kjo olimpiadë mbarëkombëtare do të organizohet në Fushë-Kosovë dhe që tani do të fillojnë përgatitjet për mobilizim dhe organizim.