Sipas Departamentit për Performancë dhe Transparencë të Komunave, matja e performancës së komunave ka filluar me zhvillimin e SMPSHK (Sistemi i Menaxhimit të Performancës së Shërbimeve Komunale), i realizuar nga MAPL, në bashkëpunim të ngushtë me USAID. Tani procesi i rishikimit të SMPSHK po ndihmohet nga Qeveria Zvicerane, nëpërmjet projektit DEMOS (Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave).
Periudha kohore nga muaji janar deri në muajin dhjetor të vitit 2015 për komunat e Republikës së Kosovës paraqet vazhdimësinë e përpjekjeve, sukseseve dhe të arriturave në ofrimin kualitativ të shërbimeve për qytetarët, por edhe të vështirësive me të cilat ballafaqohen komunat në punët e vazhdueshme të tyre.
Sipas këtij raporti dhe sipas një artikulli të zv. Kryeministrit Bajram Gecaj, në portalin ‘botasot.info’, Komuna e Fushë-Kosovës radhitet e para në mesin e 18 komunave që kanë treguar performancë mbi mesataren e vendit.