Në QKMF “Dr. Fatmir Krasniqi” është vendosur dhe funksionalizuar ekrani informues, i cili u mundëson qytetarëve të informohen në mënyrë të shpejtë dhe transparente për listën e barnave esenciale që janë aktualisht në stok në barnatore.
Përmes këtij sistemi informues, qytetarëve u ofrohen të dhëna të qarta, të sakta dhe të verifikueshme mbi disponueshmërinë e barnave esenciale, duke kontribuar në rritjen e transparencës, llogaridhënies institucionale dhe besimit në shërbimet shëndetësore publike.
Komuna e Fushë Kosovës do të vazhdojë të ndërmarrë masa konkrete dhe projekte në funksion të përmirësimit të qasjes në shërbime shëndetësore dhe forcimit të transparencës institucionale, në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve.