Filloi realizimi i projektit për funksionalizimin e ambulancave të mjekësisë familjare në Fushë-Kosovë, në ‘Kompleksin 300’, në fshatin Henc, në fshatin Bardh i Vogël dhe në fshatin Graboc.
– Në Komunën e Fushë-Kosovës kanë funksionuar dhe funksionojnë edhe QMF në Bardh të Madh, QMF në Sllatinë të Madhe, QMF në Miradi të Ulët dhe ambulancat e Mjekësisë Familjare në Miradi të Epërme, Vragoli dhe Kuzmin.
– QKMF në Fushë-Kosovë u ofron shërbime qytetarëve 24 orë me një staf shumë profesional.