Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, më 13 qershor 2026, duke filluar nga ora 09:00, në sallën e Kuvendit Komunal do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Tema kryesore e takimit do të jetë shqyrtimi dhe analizimi i gjendjes së përgjithshme të menaxhimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës, me fokus në:
Gjendjen e krijuar gjatë muajve prill, maj dhe qershor 2026
Raportimin e KRM “Pastrimi” – Njësia Operative Fushë-Kosovë
Nxjerrjen e konkluzioneve dhe rekomandimeve për përmirësimin e situatës në terren
Shqyrtimin e masave dhe veprimeve alternative emergjente për periudhën e ardhshme gjashtëmujore.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar për adresimin e sfidave që lidhen me pastërtinë dhe mbrojtjen e mjedisit, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe qytetarët.