Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në Diskutimin Publik lidhur me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK Fushë-Kosova 2023-2031) që do të mbahet më 05.12.2023, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës.
Prezantimi do të bëhet nga kompania “INSI” SH.P.K. për fazën e profilit të gjendjes ekzistuese komunale, për fazën e vlerësimit të gjendjes, si dhe do të diskutohet për skenarët e mundshëm zhvillimor për Komunën e Fushë-Kosovës.
Pjesëmarrja është e obliguar për anëtarët e Grupit Punues (bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës nr.232 dt:27.02.2023).