Bazuar në Ligjin për Planifikimin Hapësinor Nr.04/L-174, UA Nr.11/2015 mbi elementet dhe kërkesat themelore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe UA Nr.05/2014 për përgjegjësitë e autoriteteve të Planifikimit Hapësinor si dhe parimet dhe procedurat për pjesëmarrjen e publikut në planifikim hapësinor, Komuna e Fushë-Kosovës ju fton në :
DISKUTIM PUBLIK
Për : Planin Zhvillimor Komunal 2023-2031
Datë : 26.12.2023 deri më 09.01.2024
Vendi : Objekti i Komunës së Fushë Kosovës-(Holli i Komunës) dhe Drejtoria e Planifikimit Urban.
-Komuna e Fushë-Kosovës ka hartuar propozim Planin Zhvillimor 2024-2032, ku si bartëse e këtij procesi është Komuna e Fushë-Kosovës përkatësisht Drejtoria e Planifikimit Urban në bashkëpunim me Drejtoritë e tjera komunale, grupet punuese dhe kompaninë konsulente
“INSI” SH.P.K me seli në Prishtinë.
Për finalizimin e dokumentit, para aprovimit final, ky draft-dokument shpallet në diskutim publik për 15 ditë para qytetarëve dhe të gjitha palëve të tjera të interesuara që preken nga zhvillimi i qytetit në tetë (8) vitet e ardhshme.
-Komuna është e përkushtuar të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha palët e interesuara që janë të gatshëm të kontribojnë në përgatitjen e një dokumenti të qëndrueshëm dhe lehtë të zbatueshëm, prandaj ju ftojmë të jeni pjesë e këtij shqyrtimi dhe diskutimi publik, ku pjesëmarrja dhe kontributi juaj do të mundësojë një planifikim të mirëfilltë duke ndikuar direkt në përmirsimin e jetës dhe krijimin e mundësive të reja në komunën tonë.
Dokumentin mund ta gjeni në linkun : https://app.insi-ks.com/
-Diskutimi publik do të zgjas 15 ditë nga data 26.12.2023 deri 09.01.2024, ku të gjithë të interesuarit mund të japin komente, propozime, sugjerime ose vërejtje, të cilat do të shqyrtohen me profesionalizëm dhe me korrektësi të plotë nga anëtarët e grupit punues në bashkëpunim me kompaninë konsulente “INSI” SH.P.K.
-Komentet mund të dorëzohen në mënyrë fizike në Drejtorinë e Planifikimit Urban apo edhe përmes formës elektronike në linkun e PZHK në web faqen e komunës ose në email: parayll.zogjani@rks-gov.net
Linku i dokumentit të skanuar. shkarko këtu