Komuna e Fushë Kosovës, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Tatim në Pronë, ju fton të merrni pjesë në takimin njoftues dhe konsultativ me bizneset lokale.
Takimi organizohet me qëllim dëgjimin e bizneseve, identifikimin e gjendjes aktuale në terren, si dhe mbledhjen e ideve, shqetësimeve dhe propozimeve që ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat.
Tema e takimit:
“Dialog me bizneset lokale: Gjendja aktuale, sfidat në terren dhe bashkëpunimi për zhvillim ekonomik”
Data: 25.05.2026
Ora: 10:00
Vendi: Holiday Resort – Sllatinë
Konfirmimi i pjesëmarrjes:
Për shkak të kapacitetit të kufizuar të sallës, bizneset e interesuara luten ta konfirmojnë pjesëmarrjen paraprakisht në emailin: pranvera.merovci@rks-gov.net](mailto:pranvera.merovci@rks-gov.net ose në numrin 044-786-751. Konfirmimet pranohen sipas rendit të paraqitjes, deri në plotësimin e vendeve të disponueshme.
Në takim do të marrin pjesë: Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Pranvera Merovci, si dhe përfaqësues të bizneseve lokale.
Ftohen bizneset lokale të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me idetë dhe propozimet e tyre për zhvillimin ekonomik të Komunës së Fushë Kosovës.