Ftesë për aplikim:
NGO Lady ju ofron pjesëmarrje në programin zhvillimit të karierës, përkrahjes së punësimit dhe vetëpunësimit falas:
- Këshilla ndërmarresi dhe psiko-sociale (punë individuale)
- Seminari për ndërmarrësi – bazat e forta të sipërmarrjes (2 ditore)
- Seminari për zhvillimin dhe përvetësimin e aftësive të artizanatit dhe modernizimin e produkteve (3 ditore)
Qëllimi themelorë është që pjesëmarrëset do të përfitojnë njohuri për tregun e punës, njohuri të reja në drejtim të zhvillimit të një fryme ndërmarrëse si dhe mbështetjen e ideve, në mënyrë që të jenë sa më aktive në jetën shoqërore dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.
Kandidatëve për ndërmarrësi ju ofrohet edhe mbështetje pas trajnimit në ndërtimin e planit të biznesit dhe përkrahjen e hyrjes në tregun e punës. (Falas)
Përfitoni kompetenca unike dhe mësoni si të:
- Modernizoni produktin
- Zhvilloni karierën
- Të siguroni një vend punë që e doni
- Realizoni idenë tuaj në një biznes të suksesshem
- Filloni me realizimin e ëndrrave tuaja
Inkurajohen të aplikojnë:
- Gratë e riatdhesuara
- Gratë kryefamiljare
- Gratë e privuara nga ushtrimi i aktiviteti socio ekonomik
- Gratë më aftësi të kufizuara
- Gratë që i përkasin komuniteve jo-shumicë
- Gratë të prirura për teknikat artizanale
Aplikimi vlenë vetëm për banoret e rajonit të Prishtinës dhe Podujevës.
(Trajnimet do të mbahen në Prishtinë dhe Podujevë)
Linku për aplikim : Ftesë për aplikim: Programi i zhvillimit të karierës, përkrahjes së punësimit dhe vetëpunësimit » Kastori