Në nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Fushë Kosovës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Fushë Kosovë, organizon manifestim solemn, duke ftuar të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij organizimi.
26 nëntor 2026
Programi i manifestimit:
13:30 – Bardh i Madh
Përurimi solemn i shkronjave monumentale “UÇK”.
14:30 – Fushë Kosovë
Gjimnazi “Hivzi Sylejmani” – Manifestimi qendror kushtuar 28 Nëntorit.
Le të bashkohemi në këtë ditë feste për të kujtuar historinë, për të nderuar sakrificën dhe për të kremtuar simbolin që na bashkon – flamurin kombëtar