Komuna e Fushë Kosovës dhe Unicef Kosovo Programme kanë formalizuar bashkëpunimin përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit, me synim avancimin e të drejtave, mirëqenies dhe mundësive për fëmijët dhe të rinjtë.
Bashkëpunimi do të fokusohet në:
Arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës;
Përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale;
Mbrojtjen e fëmijëve dhe mbështetjen e familjeve më të cenueshme;
Pjesëmarrjen dhe fuqizimin e të rinjve;
Forcimin e kapaciteteve dhe mekanizmave komunalë për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve.
Ky Memorandum synon që të drejtat dhe interesat e fëmijëve të jenë pjesë e rëndësishme e planifikimit dhe qeverisjes lokale, duke krijuar mundësi më të mira për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.
Bashkë për një Fushë Kosovë më gjithëpërfshirëse, më të sigurt dhe më të mirë për fëmijët tanë.