Kryetari i komunës z.Burim Berisha priti në një takim, drejtorin e Fondacionit “FRESKIA” z.Arton Musliu. Temë e diskutimit ishte situata e përgjithshme me theks të veçantë masat që janë ndërmarrë nga komuna e Fushë-Kosovës për parandalimin e Pandemisë COVID-19.
z. Musliu i dhuroi kryetarit Berisha 600 maska mbrojtëse për nevojat e institucioneve dhe komunitetit. Bashkëpunimi në mes të komunës dhe fondacionit “FRESKIA” do të vazhdojë edhe në të ardhmen thanë bashkëbiseduesit.