Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ‘Daut Bogujevci’ ishte përzgjedh si shkollë përfituese në projektin e GIZ-it, “Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor” CDBE, me aktivitetin “Fushata për arsim më të mirë”, ku sot ka finalizuar këndin për të gjithë nxënësit i cili do të kontribuojë në realizimin e aktivitetet të ndryshme në një mjedis të këndshëm shkollor.
Drejtori i shkollës z.Sabri Xhigoli falënderon komunën e Fushë-Kosovës për mbështetjen financiare, prindërit dhe mësuesen Fitore Qerimi që ndihmuan në realizimin e këtij këndi.