Kryetari i Komunës z. Burim Berisha, priti kryeshefin e KRM “Pastrimi” z. Burim Kelmendi me bashkëpunëtorë dhe së bashku vunë gurëthemelin për projektin e ndërtimit të objektit për njësinë operative të KRM “Pastrimi” në mes të fshatrave Pomozotin dhe Bardh i Vogël.
Ky projekt do të ndikoj në ngritjen e vetëdijes për pastrimin e mjedisit dhe riciklimin e mbetjeve të cilat deri më tani janë hedhur në deponinë rajonale.
Realizimi i këtij projekti është financuar nga Komuna e Fushë-Kosovës dhe KRM “Pastrimi” në mbështetje të GIZ. Meritor për këtë punë është edhe Menaxheri i Njësisë Operative të KRM ”Pastrimi” në Fushë-Kosovë z. Misin Berisha.