Ka filluar së zbatuari, në Pomozotin, projekti: “Rregullimi i shtratit te lumit Drenica Faza I”, projekt i cili ka dal nga PLVM-ja për Fushë-Kosovë i financuar nga SIDA- zyra në Prishtinë në bashkëfinancim të Komunës së Fushë-Kosovës .
Kompania kontraktuese Trasing Group i ka filluar punimet në këtë projekt dhe parasheh përfundimin sipas planit dinamik. Zbatues i projektit është REC (Qendra Rajonale e Mjedisit, Zyra në Prishtinë).
Përmes këtij projekti synohet krijimi i një pamjeje moderne të kësaj pjese te fshatit dhe shtimi i hapësirave gjelbëruese. Projekti do te përfshij largimin e mbeturinave, rregullimin e shtratit ,rregullimi e shëtitores për këmbësorë me kubeja prej betoni, ndërtimin e gropës septike, ndërtimin e një pjese të kanalizimit ,mbjellja e drurëve dekorativ dhe mbjellja e barit.