Fillojnë punimet në rrugën “Enver Maloku” në Fushë-Kosovë!
Komuna e Fushë Kosovës, përmes Drejtorisë për Infrastrukturë, ka filluar punimet për rregullimin e trotuareve, hapësirave të parkimit dhe gjelbërimit.
Ky projekt synon të rrisë sigurinë për këmbësorët, të krijojë hapësira më të rregulluara për parkim dhe të përmirësojë pamjen dhe funksionalitetin e rrugës.
Komuna e Fushë-Kosovës vazhdon me investime në infrastrukturë, për një qytet më të rregulluar dhe më funksional.