Projekti i “Ndriçimit publik në Komunën e Fushë-Kosovës” është duke u realizuar me sukses. Pas ndriçimit të qytetit të Fushë-Kosovës dhe disa fshatrave, ndriçimi i rrugëve ka filluar edhe në fshatin Bardh i Madh. Shumë shpejt edhe banorët e këtij fshati do t’i gëzohen këtij projekti, i cili po realizohet me saktësi në komunën tonë.