Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha priti në takim përfaqësues nga Banka Botërore z. Arto Nuorkivi dhe përfaqësues nga Ngrohtorja Termokos z. Arsim Fetahu.
Në takim u diskutua për fillimin e realizimit të projektit të ngrohjes qendrore përmes energjisë termike nga Termoelektranat A, B dhe C.
Në muajin prill do të zhvillohet një takim i rëndësishëm ndërmjet Bankës Botërore, Qeverisë Qendrore dhe Komunës së Fushë-Kosovës ku do të diskutohet për hapat e mëtutjeshëm dhe procedurat për realizimin e këtij projekti madhor dhe shumë të rëndësishëm për Komunën e Fushë-Kosovës.