Sipas kontratës që komuna ka me Ambulanten Veterinare “KIDA FARM_VET”, këto ditë ka filluar trajtimi i qenëve endacak ku do të bëhet: Kastrimi, vaksinimi, dehelmetizimi dhe matrikulimi i tyre.
Preparatet që po përdoren tek qentë janë: Anestezioni gjatë trajtimit të qenve është Keta-xyl dhe xylaxin, Rabikal kundër sëmundjes së tërbimit (Rabies-it), Biheldon tableta (Prazicuantel dhe Pyrantel) kundër endoparazitëve dhe në fund bëhet kastrimi dhe matrikulimi i qenve endacak.