Këtë vit, në fazën e parë, pritet të shpërndahen 260 motokultivatorë. Shpërndarja do të bëhet në tërë territorin e Komunës së Fushë-Kosovës. Realizimi i këtij projekti është vazhdim i disa viteve me radhë. Për katër vite rresht përfitues kanë qenë 611 fermerë. Pajisja e fermerëve me motokultivatorë do të ndikojë në lehtësimin e punës së tyre në sektorin e bujqësisë.