Ka filluar shpërndarja e një sasie prej 22 ton miell për qytetarët në nevojë. Kjo sasi e konsiderueshme e miellit do të shpërndahet nga Qendra për Punë Sociale, Kryqi i Kuq, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Grave. Një sasi nga ky kontingjent do të shpërndahet edhe për komunitetet tjera që jetojnë në Fushë-Kosovë.