Ka filluar mbjellja e luleve në hapësirat publike të qytetit si dhe nëpër institucionet shkollore të Komunës së Fushë-Kosovës.
Edhe këtë vit, si edhe viteve tjera, po i kushtohet vëmendje ambienteve publike në mënyrë që këto hapësira të duken sa më bukur.
Është e rëndësishme që lulet mos të dëmtohen sepse përkujdesja ndaj tyre do të jetë gjatë gjithë sezonit.