Komuna e Fushë-Kosovës, respektivisht Drejtoria për Infrastrukturë, në vazhdën e aktiviteteve pranverore për një ambient të gjelbër, në bashkëpunim me Bankën FINCA sot filloi mbjelljen e pemëve dekorative-Bli në Fushë-Kosovë.
Punimet janë zhvilluar në hapësirat e Shkollës “Mihal Grameno” te kompleksi 300 dhe në hapësirat rreth saj.
Ditëve në vazhdim, nga ekipet përgjegjëse realizimi i këtij projekti do të vazhdoj edhe në hapësirat tjera të qytetit.
Të gjithë së bashku për një ambient më të mirë.