Zyrtarja për Barazi Gjinore filloi implementimin e projektit ‘Fuqizimi i Grave për një të ardhme më të mirë’, mbështetur nga Ambasada Britanike dhe Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës.
Tashmë është faza e parë e projektit ku do të mbahen takime informuese me gratë në viset rurale e që ka për qëllim fuqizimin e grave për një jetë më të mirë.
Projekti do të vazhdoj në periudhën Janar – Mars 2013 ku janë të përfshira gratë e të gjitha komuniteteve në Komunën e Fushë-Kosovës.