Amici dei Bambini mbështet Qendrat për Punë Sociale rreth strehimit familjar me projektin Kosovë AID 9497 “Forcimi i shërbimeve për motive familjare, në favor të fëmijëve, në Qendrat për Punë Sociale në Kosovë”, me partnerë tri ministritë: Ministrinë e Mirëqenies Sociale/Departamentin e Mirëqenies Sociale si partner kryesor; Ministrinë e Shëndetësisë /Departamentin e Shërbimeve Shëndetësore; Ministrinë e Arsimit/Departamentin e Arsimit Parauniversitar, me një kohëzgjatje tre vjeçare.
Në kuadër të aktiviteteve të saj në këtë periudhë do të realizojë një fushatë sensibilizuese në media (Gazeta, Radio, TV dhe mini- webfaqe në internet) rreth strehimit familjar .
Qëllimi i kësaj fushate është që të afrohen dhe lajmërohen familjet kosovare rreth mikpritjes së përkohshme të fëmijëve jashtë familjes, po ashtu qëndrimi i tyre në periudhën e pritjes deri sa të bëhet zgjedhja e statusit të tyre nga shërbimet sociale, fëmiu qëndron në një familje të përkohshme ku edhe socializohet dhe rritet në ambient familjar.
Në dispozicion e kanë numrin e telefonit ku mund të telefonojnë gratis dhe mund të marrin informata më të hollësishme 0 800 11888.
Ju mund të qaseni në linkunwww.strehimifamiljar.org