Koordinatorja e Njësitit për të Drejtat e Njeriut, Zyrtarja për Barazi Gjinore me rastin e 25 nëntorit Ditës Kundër Dhunës ndaj Gruas, sot filloi fushatën me një Tryezë të rrumbullakët ku u diskutua për: dhunën dhe pasojat e saj, identifikimi i dhunës, zgjidhja e problemit.
Pjesëmarrës ishin: Policia, Qendra për punë sociale, Drejtoria e Arsimit, Zyra e Komuniteteve, OJQ, OSBE. Me këtë rast u formua Grupi Komunal kundër dhunës në familje dhe trafikim.
Fushata do të vazhdoi deri me 10 dhjetor, kryesisht do të jetë e fokusuar me gratë e viseve rurale ku do të ketë takime të drejtpërdrejta me gratë me qëllim të vetëdijesimit të tyre për pasojat e dhunës dhe inkurajimin e tyre për ta lajmëruar dhunën ku do të shpërndahen edhe broshura .
Këtë fushatë e mbështet Komuna e Fushë-Kosovës, OSBE, USAID.