Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka filluar realizimin e projektit tashmë të njohur për qytetarët, ‘Euro Kosova Art’ – Harilaq, i cili mbahet për çdo vit në komunën e Fushë-Kosovës. Festivali ka filluar më 16 qershor dhe do të zgjasë deri më 22 qershor.
Në këtë Festival po marrin pjesë një numër i madh artistësh nga 40 shtete të botës. Fushë-Kosova sot është bërë qendër e kulturës botërore falë punës dhe angazhimit të këtij institucioni dhe të artistëve e piktorëve që po shprehin talentin e tyre!