Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Komunës së Fushë-Kosovës kanë nisur një aktivitet të përbashkët njëmujor të quajtur “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge”.
QPS është pjesë e këtyre aktiviteteve çdo herë që vërehet kjo dukuri ku asnjëherë nuk mungon bashkëpunimi i policisë.
Ky aktivitet njëmujor filloi prej datës 18 tetor në të cilin do të jenë të angazhuar punëtorët social të Qendrës për Punë Sociale dhe Policia e Stacionit Policor të Fushë-Kosovës me njësitë përkatëse të saj, që do të zhvillohet 24 orë në ditë pa ndërprerje, në identifikimin e fëmijëve në situatë rruge.
Ftohen qytetarët e komunës të cilët vërejnë fëmijë të moshës minore duke kërkuar lëmoshë rrugëve, restoranteve apo pastruar xhamat e veturave të lajmërojnë QPS-në në Fushë-Kosovë.