Viti shkollor 2013/14,në komunën e Fushë-Kosovës filloi sipas kalendarit shkollor 02.09.2013. Drejtoria komunale e arsimit për ketë qëllim ka marrë të gjitha masat që ky vit shkollor të filloj sa më mirë dhe mbarë. Të gjitha shkollat, me përjashtim të shkollave”Selman Riza” në Fushë-Kosovë” dhe “Bajram Curri” në Sllatinë e Madhe, të cilat me projekt të Këshillit Evropian janë duke u renovuar dhe për këtë arsye nuk ka filluar procesi mësimor, në shkollat tjera janë marrë të gjitha masat dhe mësimi ka filluar pa probleme. Shkollat janë furnizuar me inventar të nevojshëm shkollor dhe me ditar pune, pritet që edhe tekstet shkollore për nxënës të shpërndahen brenda javës.