Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përfundoi shpërndarjen e 200 motokultivatorëve për fermerët e komunës së Fushë-Kosovës.
Shpërndarja e këtyre pajisjeve do të ndikoj në zhvillimin e bujqësisë dhe lehtësimin e punëve për këta përfitues.
Motokultivatorët janë siguruar nga buxheti i komunës dhe pritet që fermerët e komunës së Fushë-Kosovës të përfitojnë edhe në të ardhmen, kështu që angazhimi i tyre për prodhimin e kulturave bujqësore të jetë edhe më i lehtë.