Për nder të 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, së bashku me Drejtorin e Arsimit, z. Islam Shabani, vizituan Çerdhen e Fëmijëve ‘Gëzimi Ynë’ në Fushë-Kosovë. Me këtë rast i uruan atyre Ditën Botërore të Fëmijëve duke iu dëshiruar shëndet dhe fëmijëri të lumtur.