Fusha sportive për futboll të vogël në Miradi të Ulët tani është në fazën përfundimtare të punimeve. Fusha me dimensione standarde për futboll të vogël, është e shtruar me bari sintetik, rrethojë dhe ndriçim.
Gjithashtu fusha sportive për futboll të vogël me bari sintetik është ndërtuar në kompleksin e stadiumit të futbollit të madh të qytetit ku do të shfrytëzohet për ushtrime dhe gara në futboll të vogël.