Falënderojmë të gjithë qytetarët për kujdesin e treguar në ruajtjen e pronave private dhe publike kundër zjarreve.
Bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të angazhohen edhe më tutje që të mos ketë zjarre në komunën tonë, për të ruajtur kështu pyjet, fushat, shtëpitë dhe të gjitha pasuritë tona. Është në interes për të gjithë që të japim një shembull të përparuar kundër zjarreve.
U jemi mirënjohës për bashkëpunimin e ofruar në këtë drejtim.