Në prani të kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, myftiut të Kosovës z.Naim Tërnava, Abdalraziq Theb nga W.I.O dhe qytetarëve të shumtë, sot është vu gurthemeli i Xhamisë së re në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Fushë-Kosovë.
Në fjalën e tij myftiu Tërnava falënderoi kryetarin e Komunës dhe stafin e tij për një bashkëpunim mjaft të suksesshëm, duke potencuar se që nga sot jemi edhe më të lumtur dhe më të gëzuar që Fushë-Kosovës po i shtohet edhe një xhami e re, pasi që ishte më se e nevojshme për shkak të kërkesave të shumta të komunitetit. Më tutje myftiu Tërnava shpjegoi edhe për objektin e ri i cili do të jetë shumë modern dhe funksional, sepse do të ketë edhe objektet përcjellëse që do të jenë në shërbim të plotë. Ishin kohëra dhe rrethana të tjera, jo fort larg, kur në Fushë-Kosovë nuk kishte kurrfarë kushtesh dhe mundësish për të kryer ritualet fetare për të gjithë besimtarët Islam tha myftiu Tërnava, kurse tani erëra të reja kanë ardhur në këtë komunë që është për çdo lëvdatë.
Në fjalën e tij kryetari i Komunës z.Burim Berisha tha se sot për mua është një ditë tepër e veçantë dhe e gëzuar, prandaj le të më lejohet të falënderojmë Bashkësinë Islame dhe donatorët për këtë objekt kaq të nevojshëm, edhe më e veçantë është së po e vëmë këtë gurthemel në këtë ditë dhe muaj të shenjtë të Ramazanit. Kryetari Berisha tha se në do të vazhdojmë edhe më tutje të mbështesim të gjitha kërkesat e Bashkësisë Islame duke vlerësuar lartë përkushtimin dhe angazhimin që po bënë gjithë stafi i BI-së në Fushë-Kosovë.
Edhe z. Abdalraziq Theb nga W.I.O falënderoi komunën e Fushë Kosovës për gjetjen e lokacionit dhe premtoi se edhe më tutje do të kemi donator për investime të Xhamive aty ku është nevoja.
Në fund të pranishmit me lutje për Allahun vunë gurëthemelin e kësaj Xhamie e cila pritet shumë shpejt të filloj së ndërtuari.