Me një ceremoni rasti të organizuar në zyrën e kryetarit të Komunës, sot pas 40 viteve punë të suksesshme është pensionuar z.Jakup Tërnava.
z.Tërnava ka punuar si profesor dhe më pas para luftës edhe në këshillin komunal për arsim. Pas luftës ka ushtrua detyra të rëndësishme në Drejtorinë e Arsimit pastaj për dy mandate ka qenë edhe kryesues i Kuvendit të Komunës si dhe së fundmi drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
Kryetari Berisha falënderoi z.Tërnava për kontributin duke i thënë atij se është kënaqësi dhe krenari kur dikush pensionohet me nderë dhe e gëzon respektin e të gjithëve. Në fund të kësaj ceremonie kryetari Berisha i uroi ati shëndet të mirë e pension të rehatshëm pranë familjes dhe rrethit të tij.