Takimi i radhës në mes të zyrtarëve komunal dhe Institutit për Shkencë dhe Teknologji “INSI” shpk, kishte për qëllim informimin lidhur me projektin “Hartimi i planit të mobilitetit të qëndrueshëm urban për Komunën e Fushë-Kosovës”. Në këtë takim u bë prezantimi i pjesës së profilit para organeve kompetente komunale, përkatësisht faza e dytë, në të cilën ekspert nga ky Institut kanë informuar zyrtarët komunal lidhur me sigurimin e të dhënave nga terreni me matje gjeodezike, incizime ajrore dhe matje nëpër nyjat kryesore dhe rrugët e rëndësishme,si dhe mbledhjen e të dhënave mbi fluksin e qarkullimit në profile karakteristike të rrugëve dhe udhëkryqeve kryesore. Po ashtu ekspert nga Instituti “INSI” kanë realizuar edhe anketime të banorëve lidhur me kërkesat e tyre.