Dje, më datë: 26.03.2015, në sallën e Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës, është mbajtur takimi me temë: ‘Migrimi në komunën e Fushë-Kosovës – nevojë apo sfidë e panjohur’. Të pranishëm ishin përfaqësues nga Policia e Kosovës, KFOR-i, shoqëria civile dhe të interesuar të tjerë.
Gjatë takimit u diskutua për ndikimin e migrimit të fundit në komunën e Fushë-Kosovës ku të gjithë të pranishmit dhanë opinionet dhe të gjeturat e ndikimit të kësaj dukurie në komunën tonë.