Sot, u zhvillua takimi i Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, i fundit për këtë vit.
Ndër Komitetet më aktive të dala nga Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës, u diskutua për aktivitetet dhe punën e këtij grupi, sfidat e tij dhe kontributi që planifikohet të bëhet në vitet në vazhdim.
Sektorët e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë themeli i zhvillimit të shoqërisë tonë, ndërsa angazhimi për përmirësimin e kushteve në këtë drejtim do të jetë aspirata kryesore e këtij grupi!
Të gjithë anëtarët e Komitetit kanë qenë gjatë gjithë kohës konstruktiv në punën e tyre, gjë që ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e proceseve.