U procedua për mbledhjen e radhës së Kuvendit ‘Pika për rritjen e të hyrave vetjake për vitin 2014’.
Në fillim të këtij takimi u tha se është meritë e Ekzekutivit dhe e Legjislativit që së bashku kemi arritur që të përmbushim planifikimin buxhetor.
Planifikimi i buxhetit nga të hyrat vetjake për vitin 2014 është 1,729,040.00 € dhe është përmbushur në tërësi, andaj kërkohet nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa që të procedojnë për në Kuvend rritjen e buxhetit nga të hyrat vetjake për vitin 2014 në shumë prej 425,000.00 € për këto kategori:
– Në kategorinë ekonomike Investime Kapitale ( 30 ) në projektin – Bashkëfinancim i projekteve (89168 ) programi Buxhet dhe Financa ( 17502 ) shuma 85,000.00 €, për realizimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me UNDP-in .
– Në kategorinë ekonomike Mallra dhe Shërbime (13) në programin Infrastrukturë Publike ( 18162 ) në shumë prej 245,000.00 € , mjete që do të përdoren për pagesën e qirasë të objektit të komunës dhe faturave (furnizime), për shkak të zbritjes 15 % të buxhetit nga Qeveria e Kosovës .
– Në kategorinë ekonomike Subvencione dhe transfere ( 20 ) në shumë 95,000.00 €, të shpërndara në programet:
- a) Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
- b) Arsim dhe Shkencë
- c) Kulturë , Rini dhe Sport
- d) Buxhet dhe Financa
Zyra e Kryetarit