Aprovohet Plani Vjetor i Punës së KKSB-së për vitin 2014
Mbledhjen e hapi kryesuesi i KKSB-së, z. Burim Berisha, i cili pasi prezantoi para të pranishmëve rendin e ditës për këtë takim, informoi anëtarët për rrjedhat e përgjithshme në komunë, me theks të veçantë situata e cila në bazë të raportimeve edhe nga ana e policisë së Kosovës në Fushë-Kosovë u vlerësua si e qetë dhe pa probleme të mëdha.
Kryesuesi Burim Berisha tha në vazhdim se jam shumë i kënaqur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe se do të punohet edhe më shumë që kjo gjendje të vazhdoj edhe më tutje.
Në këtë pikë një raport të detajuar me shifra, për rastet e ndodhura në Fushë-Kosovë, informoi edhe komandantja e stacionit policorë znj. Vjollca Hoti.
Nga të pranishmit u diskutuan edhe tema të tjera të rëndësishme për komunitetin, kurse këtij takimi i kontribuuan me diskutimet e tyre edhe hoxha Nexhat Tërnava dhe prifti Nikola Dragicevic.
Anëtarët e KKSB-së votuan edhe planin vjetor të punës për vitin 2014 i cili u hartua nga një grup i formuar në seancën e parafundit të këtij këshilli.