Konstituohet Komiteti për Politikë dhe Financa
Kryesuesi i Kuvendit, z.Fadil Krasniqi, pasi falënderoi këshilltarët dhe të pranishmit tjerë në sallë, prezantoi rendin e ditës për këtë mbledhje, të cilin, kërkoi nga këshilltarët që ta votojnë. Me disa plotësime, disa vërejtje dhe propozime, nga disa këshilltar, u aprovua ky rend dite.
Në vijim të mbledhjes, ku prej 27 këshilltarëve ishin prezent 25, u caktuan shefat e Grupeve Parlamentare të partive politike të përfaqësuara në Kuvend. Nga radhët e LDK-së shef i Grupit Parlamentar u zgjodh z.Nazmi Kelmendi, nga PDK z.Naser Grajqevci dhe nga LVV z.Ylber Islami.
Në këtë seancë u zgjodhën edhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete në këtë përbërje:
Komiteti për Politikë dhe Financa: Komiteti për Komunitete:
- Fadil Krasniqi – LDK 1. Remzi Shala – LDK
- Nazmi Kelmendi – LDK 2. Vjollca Konjusha – LDK
- Arjeta Jashari – LDK 3. Fazile Sejdiu – PDK
- Sabit Bullatovci. LDK 4. Shaban Ademi. AKR
- Naser Grajqevci – PDK 5. Miroslav Velickovic – SLS
- Ridvan Krasniqi – PDK 6. Rexhep Iseni – Komuniteti Ashkali
- Ylber Islami – LVV 7. Bedri Mustafa – Komuniteti Egjiptas
- Ali Ismaili – PD 8. Fehmi Gashi – Komuniteti Rom
- Qerim Gara – PDAK 9. Përfaq. i Komunitetit Malazez
Mbledhja vazhdoi me propozimin për formimin e Grupit Punues për ‘Hartimin e planit vjetor të punës për Komitetet dhe Kuvendin’ si dhe pikë diskutimi ishte edhe ndërtimi i një tregu në Fushë Kosovë.
Me disa pyetje, nga këshilltarët, drejtuar kryesuesit mbledhja përfundoi sipas rendit të ditës.