Në sallën e Kuvendit të Komunës është mbajtur dëgjimi i tretë publik me qytetarë ku drejtori i Drejtorisë së Financave, z.Ramadan Jashanica, informoi qytetarët për projektet kapitale që do të realizohen në vitin 2021 në gjithë territorin e komunës së Fushë-Kosovës.
Të pranishmit në këtë dëgjim buxhetor u informuan edhe për projektin e Unazës Energjetike 110 kV, pastaj për punimet që janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me KUR “Prishtina” për furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e fshatrave Bardh i Madh dhe Graboc, për Palestrën e Sporteve që do të fillojë të ndërtohet në Sllatinë të Vogël në bashkëfinancim me MKRS, për pranimin e Hartës Zonale nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit si dhe për Planin e Mobilitetit për rregullimin e trafikut në Fushë-Kosovë.