Në prani të një numri të konsiderueshëm të qytetarëve dhe të përfaqësuesve të Shoqërisë Civile sot është mbajtur dëgjimi i parë publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023/2025.
Para të pranishmëve sqarimet për KAB-in i dhanë nënkryetari i komunës z.Fadil Krasniqi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Ali Ismaili dhe z.Bardhyl Kojçiçi, shef i planifikimit të buxhetit.
Qytetarët paraqiten kërkesa nga më të ndryshme kurse panelistët dhanë përgjigjet e tyre.