Komuna e Fushë-Kosovës, ka mbajtur dëgjimin e dytë me qytetarë, ku ka diskutuar për Planifikimin Buxhetor 2025-2027.
Në këtë dëgjim, merrnin pjesë Planifikuesit e Buxhetit z.Bardhyl Kojçiçi dhe znj. Shqipe Islami, përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarët .
Pas prezentimit të projeksioneve buxhetore për vitet 2025-2027 nga planifikuesit të pranishmit, kanë paraqitur kërkesat e tyre për investimet kapitale.
Buxheti i përgjithshëm i Komunës për vitin 2025 është 16,747,838.00 euro, ndërsa nga kjo shumë, për investime kapitale janë planifikuar 4,781,000.00 euro. Ky është dëgjimi i dytë publik me qytetarë për këtë vit, ku është diskutuar për Planifikimin e Buxhetit.