Për kundër vështirësive dhe situatës nëpër të cilën po kalojmë, komuna e Fushë-Kosovës po vazhdon me projektet e veta që këto ditë janë duke u realizuar.
Këto ditë po vazhdohet me sanimin dhe mbushjen e të gjitha rrugëve në qytet. Projekti për sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrugë do të vazhdoj në të gjitha pjesët e komunës së Fushë-Kosovës.